Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

 

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq , ku një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë të saj së bashku me mjetin e rëndë që transportonte, një ekskavator.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që karrotreci të devijojë nga rruga. Për pasojë, edhe ekskavatori i vendosur mbi të është rrëzuar, duke e rënduar situatën në vendngjarje.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili përkohësisht është vështirësuar.
Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akse me kthesa dhe terren të vështirë, për të shmangur ngjarje të tilla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...

Fundi? Agjensia e lajmeve Axios: Ndërmjetësit e Iranit bëjnë përpjekjen e fundit për armëpushim 45-ditor

Sipas raportimit të Axios, bisedimet përfshijnë një grup ndërmjetësuesish...