Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Cërrik–Elbasan”, ku janë përplasur tre automjete. Në ngjarje janë përfshirë drejtuesit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi K. H., si edhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtuesit K. H. dhe E. E. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor ka vijuar me kujdes të shtuar.


