Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

PESHKOPI, 07 tetor 2026 /Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku një automjet tip “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur shtatë persona.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, të shtatë personat janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, në automjetin “Golf” udhëtonte një familje, ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura.
Gjendja më e rëndë raportohet të jetë e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...