Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Prrenjas. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:50, kur dy automjete, një autoveturë dhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në normalizimin e lëvizjes nga autoritetet përkatëse.

Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

