Në “Air Albania” ndizet atmosfera e një prej sfidave më të rëndësishme të javës së 30-të në Abissnet Superiore, aty ku Dinamo City dhe AF Elbasani përplasin ambiciet në një duel që pritet të jetë spektakolar që nga minuta e parë. Me fillim në orën 19:00, kjo kryendeshje vjen në një moment delikat të kampionatit, ku çdo pikë peshon shumë në garën për objektivat sezonalë.
Fitorët e Vllaznisë dhe Egnatias e kanë rritur edhe më shumë presionin mbi të dyja skuadrat, duke e kthyer këtë përballje në një “finale” të vogël. Dinamo City synon të afrohet me zonën e katërt dhe të mbajë gjallë shpresat për një pozicion më të favorshëm, ndërsa AF Elbasani zbret në fushë me detyrimin për të mos humbur terren ndaj kreut.
Në këtë sfidë pa kompromis, trajneri Ilir Daja ka zgjedhur një qasje të guximshme duke e mbushur formacionin me elementë sulmues, ndërsa Ivan Gvozdenoviç i është përgjigjur në të njëjtën monedhë, duke sinjalizuar një ndeshje të hapur dhe me ritëm të lartë.

FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo City: Teqja, Teikseira, Aliji, Neziri, Nani, Dita, Vila, B. Berisha, Bregu, Malomo, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja
AF Elbasani: Totoshi, Azemoviç, K. Kasa, A. Kasa, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Tsague, Ze Gomes.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Të gjitha sytë janë tashmë nga “Air Albania”, aty ku pritet një përballje e fortë, emocione dhe pse jo gola që mund të vendosin fatin e kësaj jave në elitën e futbollit shqiptar.

