AGSH letër Komunitetit Ndërkombëtar/ Gazetarja Konomi: Të hiqet menjëherë bllokada ndaj News24 dhe të rikthehet aksesi i plotë në vendin e punës

Gazetarja Esiona Konomi është solidarizuar që në krye të herës me kolegët e News24, të cilët u penguan nga Policia të hynin në redaksi për të bërë punën e tyre, duke ndërprerë edhe sinjalin.

Konomi përveç se është pro protestës ditën e hënë në orën 12:00, bën thirrje për heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe rikthimin e aksesit të plotë të gazetarëve të News24 në vendin e punës.

Gazetarja ka shpërndarë edhe letrën që Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) i dërgoi sot Komunitetit Ndërkombëtar lidhur me situatën tek News24, duke kërkuar reagim të menjëhershëm për zgjidhjen e çështjes dhe rikthimin në normalitetet.

Reagimi i Esiona Konomit: 

Heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe rikthimin e aksesit të plotë të gazetarëve në vendin e punës;

Rivendosjen e energjisë elektrike dhe kushteve të plota të punës për redaksitë;

Publikimin e menjëhershëm të bazës ligjore dhe autoritetit që ka urdhëruar këtë veprim;

Sigurimin që çdo veprim i ardhshëm që prek media të kryhet vetëm në përputhje me procesin e rregullt ligjor, nën mbikëqyrje gjyqësore dhe me parimin e ndërhyrjes minimale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...