Adi Qose: Deri në 15 mijë lekë shpërblim festiv për mijëra pensionistë në dhjetor 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Adi Qose, ka bërë publike vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimin financiar të pensionistëve dhe përfituesve të kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit.

Sipas vendimit, parashikohet, 15,000 lekë shpërblim për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë, si dhe disa kategori të tjera përfituesish.
10,000 lekë shpërblim për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë, si edhe përfituesit e trajtimeve të veçanta.

Shpërblimet do të paguhen gjatë muajit dhjetor 2025, ndërsa përfituesit do të kenë mundësinë t’i tërheqin deri më 30 qershor 2026, nëpërmjet kanaleve të zakonshme të pagesës së pensioneve.

Qose e cilësoi këtë vendim si një mbështetje konkrete për mijëra pensionistë, duke theksuar se kujdesi për këtë shtresë mbetet prioritet dhe se kontributi i tyre meriton respekt e vlerësim të vazhdueshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në...

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...