Abuzimi me ujin do të ndëshkohet, Rama: Kush vjedh të përballet me ligjin

Kryeministri Edi Rama prezantoi të martën projektin për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, një strukturë të re që synon përmirësimin e menaxhimit të furnizimit me ujë në vend.

I shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama theksoi se problematika më e madhe mbetet abuzimi me ujin dhe mungesa e ndarjes mes konsumatorëve të ndershëm dhe atyre që vjedhin.

“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën kurrë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, duhet të respektohet. Ai që paguan ka të drejtën të marrë ujin, ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, njësoj si ndodh me ata që abuzojnë me energjinë elektrike,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se ka ardhur koha që të trajtohet seriozisht ky fenomen dhe të mos tolerohen më ata që përfitojnë në kurriz të qytetarëve që paguajnë rregullisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...