Abissnet Superiore, derbi Partizani-Tirana hap të premten Javën e 6-të

Derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana do të nisë të premten Javën e 6-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, që do të luhet e ndarë në tri ditë.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas një nisjeje jo të mirë të kampionatit, por derbi mbetet derbi, dhe sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar pritet me padurim nga të gjithë sportdashësit dhe tifozët e të dyja ekipeve.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00, dhe tifozët mund t’i blejnë biletat online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Ditën e ndeshjes, biletat do të mund të gjenden edhe pranë stadiumit “Air Albania”.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 6-të. Dinamo City – Flamurtari do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 15:30. Ndërsa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja direkte për kreun, Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani udhëheq kampionatin deri tani, por kuqeblutë janë vetëm një pikë larg kreut.

Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.

Abissnet Superiore – JAVA 6

E premte, më 3 tetor
Partizani – Tirana                19:00

E shtunë, më 4 tetor

Dinamo City – Flamurtari      15:30
Vllaznia – AF Elbasani           19:00

E diel, më 5 tetor
Vora – Egnatia                     14:00
Teuta – Bylis                        17:00

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...