Pas pesë muajsh bllokim, Kuvendi i Kosovës konstituohet plotësisht

Pas më shumë se pesë muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka përfunduar konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë, pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e sotme, Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit të procesit në procedurën e shortit.

Me 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime, Rashiq siguroi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe disa përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë joserbe. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës theksoi se ishte i detyruar të përdorte shortin si mekanizëm zhbllokues, pasi përfaqësuesi i deputetëve serb, Igor Simiq nga Lista Serbe, refuzoi të propozonte kandidatin e mbetur.

“Meqë po refuzohet të propozohet kandidati që përfaqëson komunitetin serb, në përputhje me nenin 67 të Kushtetutës, jam i detyruar të vazhdoj me procedurën e shortit”, deklaroi Basha.

Nga ana e tij, Simiq argumentoi se propozimi i një kandidati tjetër do të ishte “shkelje kushtetuese”, duke insistuar se pozita e nënkryetarit i takon vetëm grupit të Listës Serbe.

Me këtë votim, Kuvendi i Kosovës ka tashmë të zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët, duke përmbyllur procesin e konstituimit të plotë të legjislaturës së re.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: Policia u sulmua e para në protestë, vandalët nuk mund të quhen protestues

ELBASAN, 3 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Brendshëm,...

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...