Ndeshja në Leskovac, e katërta në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë

Ndeshja e 11 tetorit, Serbi-Shqipëri që do të luhet në Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, është e katërta mes të dy ekipeve.

Sfida e parë ishte ajo e 14 tetorit 2014. Takimi i ndërprerë u luajt në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Europian 2016.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Partizan” të Beogradit dhe u ndërpre në minutën e 42-të për shkak të incidenteve të dhunshme nga tifozët serbë dhe shfaqjes së një droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Për pasojë, UEFA e shpalli ndeshjen të braktisur dhe i dha fitoren 3–0 Shqipërisë. Ky vendim u konfirmua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në vitin 2015 .

Ndeshja e 8 tetorit 2015,  ishte takimi i dytë mes dy kombëtareve, zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për shkak të tensioneve të mëparshme, ndeshja u zhvillua me masa të rrepta sigurie. Serbia fitoi 0–2, ndërsa atmosfera ishte e tensionuar. Megjithatë, kjo ndeshje kaloi pa incidente të mëdha.

Ndërsa ndeshja e tretë është barazimi 0-0 i 7 qershorit që u luajt në stadiumin  “Arena Kombëtare” në Tiranë, ku vlen të përmendet një penallti e humbur për Kombëtaren shqiptare nga ana e sulmuesit Rey Manaj.

Ndeshja e të shtunës ka rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria ka pasur një progres të dukshëm në vitet e fundit që kulmoi me pjesëmarrjen në Europianin “Gjermani 2024”, ndërsa Serbia mbetet një kundërshtar i fortë me lojtarë me përvojë ndërkombëtare.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...