“Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne”/ Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi!

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri”, thotë ai në deklaratën publike për ngjarjen, teksa kërkon reagimin e autoriteteve.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, shkruan ambasadori.

Në palestrën e sportit në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar shqiptarëve.

Edhe pse thirrjet dëgjoheshin qartë, autoritetet e pranishme në sallë nuk ndërhyri për t’i ndalur.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, thërrisnin një pjesë e tifozëve në tribunë.

Të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Jashtme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq.

Thirrjet dhe refrenet u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes. “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” ishte një tjetër thirrje që brohoritej nga tifozët si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Këtu ku sot dëgjohet vetëm...

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia ka marrë një fitore...

Plazhe dhe peizazhe natyrore, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

DHËRMI, 17 maj 2026/Albania Express News/ Dhërmiu është një...

Egnatia turpëron AF Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia është kryesuesja e re...