Propozim i fortë nga LZHK: Dënim me vdekje për krimet kundër jetës

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) i është rikthyer propozimit të saj të kahershëm për rikthimin e dënimit me vdekje për krimet më të rënda kundër jetës.

Në një deklaratë për mediat, bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahia, dënoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe kërkoi që institucionet shtetërore të mbajnë përgjegjësi për zvarritjen e çështjeve të pronësisë që, sipas tij, kanë çuar në ngjarje tragjike si ajo e fundit.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja,” deklaroi Spahia. “Kërkojmë që ndaj institucioneve që lidhen me çështjen e pronës së familjes së personit që humbi durimin dhe kreu vrasjen, të ngrihet përgjegjësi ligjore për zvarritjen prej tre dekadash të çështjes së pronave të familjes Shkambi.”

Ai theksoi se LZHK ka propozuar prej kohësh rishikimin dhe ashpërsimin e sanksioneve penale:
“Duhet të shqyrtohet mundësia e vendosjes së përkohshme të dënimit me vdekje për krimet shumë të rënda kundër jetës,” shtoi Spahia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...