Vrasja e gjyqtarit Kalaja, debat në Kuvend dhe kërkesë për titullin Dëshmor i Atdheut

Konferenca e Kryetarëve këtë të mërkurë u shoqërua me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që në seancën plenare të nesërme të mbahet një minutë heshtje në nder të gjyqtarit.

Ndërkohë, sekretari i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi, vlerësoi ngjarjen si një akt terrorist dhe alarm kombëtar për sigurinë e jetës, duke theksuar se Kuvendi nuk duhet të mjaftohet vetëm me një minutë heshtje:

“Krimi ka marrë yrysh dhe shqiptarët janë më të pasigurt se kurrë. Vrasja e gjyqtarit është një krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi duhet të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon ligjin pa frikë. E turpshme që KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtarëve vetëm pasi ndodhi vrasja.”

Gjatë konferencës, opozita kërkoi gjithashtu që institucionet shtetërore të nisin procedurat dhe të shpallin gjyqtarin Astrit Kalaja Dëshmor të Atdheut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...