Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, në Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turistik

Kryebashkiaku në detyrë i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik, turistik dhe kulturor mes dy vendeve. Vizita e tij zhvillohet me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe përfshin takime me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe sektorit privat shqiptar.

Sipas zëdhënësit të tij, Adams do të zhvillojë takime me sipërmarrës, drejtues të industrisë së teknologjisë dhe do të vizitojë fabrika, me synimin për të hapur mundësi të reja investimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Nju Jorkut dhe Shqipërisë. “Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryebashkiaku do të zhvillojë takime me kryeministrin Rama dhe liderë ekonomikë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve,” thuhet në deklaratën për NBC New York.

Kjo vizitë vjen pak ditë pasi Adams njoftoi se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Nju Jorkut. Ai ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta me komunitetin shqiptar në SHBA, që numëron mbi 40 mijë banorë vetëm në Nju Jork. Në muajin qershor, Adams organizoi një aktivitet për nder të kulturës shqiptare në rezidencën e tij zyrtare, ndërsa në gusht u takua me ambasadorin e Shqipërisë në SHBA.

Pavarësisht polemikave që e kanë shoqëruar gjatë mandatit, Adams ka theksuar se kjo vizitë është “thjesht për punë”, me synimin për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore mes Tiranës dhe Nju Jorkut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...