Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nis vitin e ri akademik 2025–2026 me zhvillime dhe risi të rëndësishme

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, i drejtuar nga rektorja, Prof. Dr. Elvira Fetahu, ka shpallur zhvillimet më të rëndësishme për fillimin e vitit të ri akademik 2025–2026, të cilat konsolidojnë më tej traditën akademike të institucionit dhe synojnë t’u përgjigjen në mënyrë efikase kërkesave gjithnjë në rritje të tregut të punës dhe kërkimit shkencor.

Me përmbylljen me sukses të raundit të parë të regjistrimeve, rreth 1000 studentë të rinj i janë bashkuar auditorëve të universitetit, duke ruajtur të njëjtin nivel interesi si vitin e kaluar. Programet më të kërkuara vijojnë të jenë ato në fushat me kërkesë të lartë, si Shkencat Mjekësore Teknike, Financa dhe Teknologjitë e Informacionit, ndërsa një interes i qëndrueshëm vërehet për Edukimin Fizik dhe Sportet.

Një zhvillim pozitiv këtë vit është rritja e numrit të studentëve të regjistruar në programin Matematikë–Fizikë, duke treguar një kthesë inkurajuese drejt shkencave ekzakte, pavarësisht sfidave të viteve të fundit në fushën e mësuesisë. Ndërkohë, programet si Biznes, Drejtësi, Ekonomi, E Drejta dhe Mësuesia në Arsimin Parashkollor vazhdojnë të tërheqin një interes të qëndrueshëm, me pritshmëri pozitive për raundet pasuese të regjistrimeve. Për një sërë programesh prioritare studentëve u ofrohen bursa të financuara nga Qeveria Shqiptare.

Universiteti i Elbasanit vijon të forcojë profilin e tij si një institucion i orientuar drejt cilësisë, me një numër të madh programesh tashmë të akredituara dhe të tjera në proces akreditimi, duke garantuar përputhshmëri me standardet kombëtare dhe evropiane të arsimit të lartë.

Një tjetër hap i rëndësishëm këtë vit është miratimi i tetë programeve të reja në gjuhën angleze, që synojnë rritjen e profilit ndërkombëtar të universitetit, tërheqjen e studentëve të huaj dhe krijimin e një ambienti më të pasur akademik e kulturor. Këto programe përfaqësojnë një investim në përgatitjen e studentëve për një treg global pune, ku kërkohen kompetenca shumëdimensionale dhe vizion ndërkombëtar.

Përveç zhvillimeve akademike, universiteti po njeh përmirësime të ndjeshme edhe në infrastrukturë. Aktualisht, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike është në ndërtim një godinë e re, e cila do të rrisë ndjeshëm kapacitetet për mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Në të njëjtin fakultet janë ngritur Laboratori i Logopedisë dhe Qendra e Simulimit të Avancuar, që synojnë modernizimin e praktikave mësimore.

Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, falë financimit nga Komisioni Europian, është krijuar Laboratori “EduGame”, që mbështet inovacionin në metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, theksoi:

Në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ besojmë se cilësia dhe përkushtimi janë çelësi për të ndërtuar një institucion që frymëzon, edukon dhe kontribuon realisht në zhvillimin e shoqërisë. Synimi ynë është të krijojmë një mjedis akademik ku dijet marrin formë përmes bashkëpunimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit qytetar. Çdo nismë e këtij viti akademik është një hap më pranë këtij ideali.” 

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...