Barcelona turpërohet në Sevilje, disfatë e rëndë 4-1 për katalanasit

Barcelona ka pësuar një humbje të rëndë në transfertë, duke u mundur 4-1 nga Sevilla, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të La Ligës. Një mbrëmje për t’u harruar për skuadrën e trajnerit Hansi Flick, që sheh Realin të shkëputet në krye të renditjes.

Takimi nisi keq për “blaugranat”. Ish-sulmuesi i tyre, Alexis Sánchez, hapi serinë e golave për vendasit me një 11-metërsh të kthyer në gol. Pak minuta më vonë, Romero dyfishoi avantazhin për Sevillan, duke vënë në vështirësi mbrojtjen katalanase.

Në fundin e pjesës së parë, Marcus Rashford ngushtoi diferencën dhe riktheu shpresat për Barcelonën. Por në pjesën e dytë, gjithçka u rrëzua sërish. Në minutën e 76-të, Robert Lewandowski humbi një penallti që mund të kishte ndryshuar fatin e takimit. Ironikisht, 11-metërshi u shkaktua nga Adnan Januzaj, sapo kishte hyrë në fushë.

Në minutat e fundit, Sevilla goditi sërish për të kthyer ndeshjen në festë. Carmona dhe Adams vulosën rezultatin përfundimtar 4-1, duke i dhënë skuadrës andaluze një fitore të madhe ndaj Barcelonës.

Pas kësaj disfate, ekipi i Flick zbret në vendin e dytë të renditjes, me dy pikë më pak se Real Madrid, që përfiton nga hapi fals i rivalëve të përjetshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Kaos në Londër pas eliminimit të Marokut nga Botërori, tifozët përplasen me policinë pas humbjes ndaj Francës

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi i Marokut...

Kërkuan emërimin si gjyqtarë në Apel, KLGJ rrëzon ish anëtarët e vettingut

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/- Këshilli i Lartë...