Dosja lidhet me veprimtarinë e kompanisë në sektorin e hidrokarbureve, ndërkohë që pritet që SPAK të shqyrtojë më tej provat dhe të vendosë për vijimin e hetimeve. Në fokus të hetimeve pritet të jetë mënyra e menaxhimit të kontratave dhe marrëveshjeve të lidhura mes kompanisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe çdo indicie për shkelje të mundshme ligjore apo abuzim me detyrën.
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes që lidhet me kompaninë “Bankers Petroleum” dhe i ka kaluar SPAK. Ky vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se në këtë çështje mund të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët janë subjekt i Prokurorisë së Posaçme, në bazë të kompetencës lëndore që i atribuohet këtij institucioni.
Dosja lidhet me veprimtarinë e kompanisë në sektorin e hidrokarbureve, ndërkohë që pritet që SPAK të shqyrtojë më tej provat dhe të vendosë për vijimin e hetimeve. Në fokus të hetimeve pritet të jetë mënyra e menaxhimit të kontratave dhe marrëveshjeve të lidhura mes kompanisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe çdo indicie për shkelje të mundshme ligjore apo abuzim me detyrën.
Në burg për këtë çështje ndodhet CEO i Bankers Petroleum’, kinezi Hongping Xiao dhe ish drejtorin Leonidha Cobo, të dy të akuzuar për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal. Çobo dyshohet gjithashtu edhe për pastrim parash.
Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa 4 persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit.
Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%. Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.