E bujshme! Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe përfaqësuesi i Marokut, Achraf Hakimi, mund të përballet me një proces gjyqësor pas akuzave për përdhunim, sipas të përditshmes franceze Le Parisien. Prokuroria e Nanterre ka paraqitur më 1 gusht 2025 një kërkesë për aktakuzë për ta çuar çështjen para gjykatës penale të Hauts-de-Seine. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur në shkurt të vitit 2023, në shtëpinë e Hakimit në Boulogne-Billancourt pranë Parisit. Ai e ka mohuar gjithmonë kategorikisht akuzën.

Sipas Le Parisien, viktima e dyshuar, 26 vjeçe, kishte komunikuar me futbollistin përmes Instagram-it për më shumë se një muaj, përpara se ta vizitonte në banesë. Ajo pretendon se Hakimi e ka puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj dhe më pas e ka detyruar me forcë. Fillimisht, ajo nuk bëri një kallëzim formal, por më pas dorëzoi mesazhe te hetuesit që përshkruanin traumën që kishte përjetuar.

Hakimi u vu nën hetim zyrtar më 3 mars 2023 dhe u mor në pyetje duke kaluar pak orë në paraburgim. Ai ka mohuar gjithçka, duke pretenduar se bëhet fjalë për një tentativë për shantazh financiar.
Paris Saint-Germain ka vazhduar të qëndrojë në krah të lojtarit, duke theksuar besimin në procesin gjyqësor.

Klubi deklaroi se mungesat e tij në stërvitje ishin për “arsye personale”. Në dhjetor 2023, Hakimi dhe paditësja u përballën në gjykatë, ku secili qëndroi në versionin e tij të ngjarjeve.

Më pas, në janar 2025, Hakimi deklaroi për një bloger: “E vërteta është që kur je i suksesshëm, bëhesh një shënjestër e lehtë për disa njerëz. Ata donin të më shantazhonin, prandaj edhe bëmë kallëzim. Drejtësia ka vepruar mirë deri tani.”

Çështja është aktualisht në duart e gjyqtarit hetues, i cili do të vendosë nëse do të ketë apo jo një proces penal. Nëse shpallet fajtor, Hakimi përballet me një dënim deri në 15 vite burg.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME