IKMT vijon aksionin për prishjen e mureve rrethuese dhe ndërtimeve pa leje në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e mureve rrethuese dhe ndërtimeve pa leje përgjatë segmenteve të rrugës kombëtare në qytetin e Elbasanit. Ky operacion është pjesë e një fushate të gjerë për pastrimin dhe sistemimin e zonave urbane, me qëllim rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore e vizuale në hyrje-daljet e qytetit.

Gjatë ndërhyrjeve të fundit janë identifikuar dhe prishur disa objekte shërbimi të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilat jo vetëm që cenonin hapësirat publike, por paraqisnin edhe rrezik për sigurinë rrugore dhe urbanistike të zonës.

Aksioni po zhvillohet me mbështetjen e forcave të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake, të cilat kanë qenë të pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e operacionit, sigurinë e stafit të IKMT-së, si dhe shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

IKMT ka deklaruar se ky operacion nuk do të ndalet derisa të përfundojë pastrimi i plotë i gjithë zonës së prekur nga ndërtimet pa leje. Institucioni bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe subjektet private, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe rregullave të planifikimit urban.

Në vijim pritet që ndërhyrjet të shtrihen edhe në zona të tjera urbane, ku janë konstatuar shkelje të ngjashme, në përpjekje për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të ligjshëm të hapësirës urbane në të gjithë territorin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...