Rama në Kopenhagë: “Diella” ndihmë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella po ndihmon Shqipërinë në rrugën drejt BE, për transformimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë.

Në një prononcim për mediet në Kopenhagë të Danimarkës, në mbërritjen e tij në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, Rama foli edhe për ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

“Kjo është diçka e re dhe si çdo risi i duhet të përballet edhe me kritika, që është një gjë e mirë. Por kemi prova deri më tani që funksionon dhe funksionon shkëlqyer. Nisi si asistente virtuale për shërbimet publike për qytetarët dhe ka ndërvepruar me afro një milion persona. Pra për një milion ndërveprime dhe shërbime dhe ka përgatitur 36 mijë dokumente deri më tani me vulën digjitale me të cilat nuk ka pasur probleme askush dhe nuk janë kundërshtuar”, tha Rama.

Së dyti, vijoi kreu i qeverisë, “po punon për transpozimin e legjislacionit të BE në legjislacionin tonë, në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në”.

Në prononcimin për mediet e huaja, kryeministri Rama shtoi gjithashtu se ministrja Diella “po përparon për të punuar me tenderët publikë që është ende punë në vijim. Kritikat janë të mira, por ajo është më e mirë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...