Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendësuar vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.
Vokshi, aktualisht me detyrë në Gjykatën e Lartë, u rendit i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për këtë vakancë. Të tjerë kandidatë që konkuruan për këtë pozicion ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.
Emërimi i tij shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e strukturës së Gjykatës Kushtetuese dhe vijimin e punës së saj me gjyqtarë me përvojë dhe të rinj në sistemin drejtësor.