Taulant Balla: Mbështesim protestën për UÇK-në në Tiranë më 17 tetor

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare shprehu mbështetjen për protestën në mbrojtje të UÇK-së dhe ish-komandantëve të tyre që po gjykohen në Hagë, e cila do të organizohet në Tiranë më 17 tetor.

Balla theksoi se “PS është e vetmja parti që s’ka pasur luhatje ndaj luftës së vëllezërve tanë”.

“Tani ne e mbështesim thirrjen e veteranëve dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Këta na vunë kusht të mblidhemi këtu ta diskutojmë. Me nismë të PS janë miratuar tetë deklarata dhe rezoluta për të mbështetur luftën çlirimtare të Kosovës. E kemi bërë detyrën. Këta kanë pasur qëndrim jo pozitiv ndaj UÇK-së dhe komandantëve që ndodhen padrejtësisht në Hagë, se nuk ka asnjë provë ndaj tyre me ato palo dëshmitarë që po serviren”, tha Balla.

Balla kritikoi opozitën dhe tha se kreu i saj, Sali Berisha, nuk ka folur dhe nuk ka për të folur kurrë mirë për luftën çlirimtare të UÇK-së dhe komandantët që mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Uroj që Tritan Shehu ta ketë serioze atë që tha, sepse për herë të parë pas kaq shumë vitesh flet një përfaqësues i PD-së për komandantët e UÇK-së në Hagë. Jam i sigurt që Sali Berisha as nuk ka folur dhe as ka për të folur kurrë për komandantët e UÇK-së, sepse të gjithë e dimë arsyen e tij ndaj UÇK-së, për shkaqe që, atëherë Tritani bënte drejtorin e ‘Shqiponjës’ kur Berisha furnizonte me naftë Millosheviçin”, tha më tej Balla në fjalën e tij në Kuvend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME