Danimarka ndalon të gjitha fluturimet e dronëve në hapësirën e saj ajrore

Ministria e Transportit të Danimarkës, njoftoi sot se do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë në hapësirën e saj ajrore javën e ardhshme. Sipas burimeve ky vendim vjen me qëllimin e sigurisë për Samitin e BE-së, që do të mbahet në Kopenhage.

“Danimarka do të presë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë. Prandaj, nga e hëna deri të premten, ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë.Fluturimet e dronëve të panjohur në hapësirën ajrore daneze që nga 22 shtatori kanë çuar në mbylljen e aeroporteve, me Danimarkën ku dyshohet për përfshirjen e Rusisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME