Emigroi nga Shqipëria, këngëtarja Eleni Foureira “rrëfehet” për nënën e saj: Rriti katër fëmijë në rrethana të vështira, e kam pasur si heroinë

GREQI– Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e njohur në Greqi ka folur së fundmi në një emision atje për nënën e saj dhe vështirësitë që ajo hasi pasi emigroi nga Shqipëria. Foureira ka vlerësuar mundin për rritjen e 4 fëmijëve nga nëna e saj edhe pse në kushte të vështira financiare. Ajo foli se sa shumë i ndryshoi perceptimi për prindërimin pas lindjes së djalit të saj, Hermes, dhe sa më thellë e kuptoi vlerën e nënës së saj.

Këngëtarja shpjegoi se që nga momenti që lindi djali i saj, ajo arriti ta kuptonte nënën e saj, Marjetën, e cila e rriti atë dhe vëllezërit e motrën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht vështirësive që ajo hasi. Gjithashtu ajo foli edhe për “transformimin” që i solli amësia dhe lindja e djalit të saj.

“Gjithmonë e kam dashur mamin tim, e respektoj, e kam pasur si heroinën time. Ajo rriti katër fëmijë në rrethana shumë të vështira. Rreth një muaj pasi linda, i thashë se nuk mund ta besoja që kishte rritur katër fëmijë, pa para. Mbaj mend që nuk kisha me çfarë të luaja, asaj i duhej që të qepte rrobat tona. Nuk mund ta besoja që na kishte rritur kaq mirë, me kaq shumë durim. Atëherë e kuptova sa shumë më do mami im, është e mrekullueshme. Nuk ka dashuri të tillë.

Unë jam përgjithësisht spontane. Që nga momenti që djali im erdhi në jetën time, kuptova sa më spontane isha dikur dhe si humbet e gjithë kjo me kalimin e viteve. Pra, që kur erdhi Hermes, jam përpjekur të bëhem përsëri fëmijë me të. Ti piqesh përmes gjithë kësaj. Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mendoj se krahasohet me asgjë tjetër në botë. Mësova të dua, do të flas për veten time. Mësova se çfarë është dashuria pa interes”, tha këngëtarja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, pjesë e disa grupeve të strukturuara kriminale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...