Politike “Duket miqësore dhe e padëmshme…”! Revista italiane: Ministrja virtuale e krijuar nga Rama kalon një vijë të kuqe të rrezikshme

Por revista italiane e vazhdon komentin duke shkruar se Diella e veshur me një kostum tradicional përpiqet me të gjitha forcat të duket miqësore dhe e padëmshme, por nuk është aspak e tillë. “L’Espresso” thekson se Diella, ministrja virtuale kundër korrupsionit e krijuar nga qeveria shqiptare, kalon një vijë të kuqe të rrezikshme midis realitetit dhe inteligjencës artificiale.

ITALI- Revista e përjavshme italiane “L’Espresso” ka zgjedhur këtë herë të vendosë në kopertinën e saj ministren tonë virtuale Diellën. “L’Espresso” shkruan në kopertinë “Të qeverisesh nga Inteligjenca Artificiale”, ky është ky titulli i madh që revista italiane i ka kushtuar Diellës.

Por revista italiane e vazhdon komentin duke shkruar se Diella e veshur me një kostum tradicional përpiqet me të gjitha forcat të duket miqësore dhe e padëmshme, por nuk është aspak e tillë. “L’Espresso” thekson se Diella, ministrja virtuale kundër korrupsionit e krijuar nga qeveria shqiptare, kalon një vijë të kuqe të rrezikshme midis realitetit dhe inteligjencës artificiale.

Komenti i Plotë i “L’Espresso”

E veshur me një kostum tradicional dhe një mbulese të bardhë koke përpiqet me të gjitha forcat të duket miqësore dhe e padëmshme, por nuk është aspak e tillë. Diella, ministrja virtuale kundër korrupsionit e krijuar nga qeveria shqiptare, kalon një vijë të kuqe të rrezikshme midis realitetit dhe inteligjencës artificiale.

Dy hetime nga Marco Montemagno dhe Alessandro Longo shpjegojnë rreziqet e të qenit “i qeverisur nga IA”, ndërsa Diletta Huyskes shpjegon se pas çdo Diella qëndron një figurë e fuqishme me interesat e veta.

Marco Camisani Calzolari na kujton se ne mbështetemi në një sistem që nuk mendon, nuk ekziston në të vërtetë, por vetëm di të imitojë. Dhe kryeredaktori Emilio Carelli paralajmëron në editorialin e tij: delegimi i vendimeve te një algoritëm është dorëzimi i politikës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...