Dy drejtues mjetesh në pranga për aksidentin me vdekje në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve për aksidentin me vdekje të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku humbi jetën një këmbësor.

Në pranga është vënë drejtuesi i fugonit që shkaktoi vdekjen Baftjar Debrova dhe drejtuesi mjetit të pastrimit Përparim Bufi.

Mësohet se viktima është Kadri Dedej, i cili thirrej edhe Bedri, i cili dyshohet të ketë qenë punonjës i pastrimit.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...