Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, në bashkëpunim me 89 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Shqipëria, i është drejtuar me një deklaratë publike Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar vendosjen e rinisë si prioritet strategjik dhe krijimin e një portofoli të dedikuar për të në strukturën e re qeverisëse.
Deklarata, sipas znj. Franҫeska Muço, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, vjen në një moment kyç, pas miratimit të qeverisë së re, ku sipas vëzhgimit të organizatave mungon një strukturë e qartë institucionale për rininë. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim të thellë tek aktorët e angazhuar në fushën e të drejtave të të rinjve dhe zhvillimit rinor në vend.
Kujtesë nga e kaluara
Në deklaratë rikujtohet se që nga viti 2013, Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për institucionalizimin e politikave rinore, duke përfshirë krijimin e ministrive dhe strukturave me portofol për rininë, si:
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
- Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit,
- dhe më pas, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (2021).
Këto struktura kanë kontribuar në përmirësimin e politikave për të rinjtë, promovimin e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në një kuadër ndërsektorial. Heqja e një portofoli të tillë, sipas organizatave firmëtare, përbën një hap prapa, me pasoja të drejtpërdrejta në jetën e të rinjve.
Të dhënat shqetësuese
- Të rinjtë e moshës 15–29 vjeç përbëjnë 21.3% të popullsisë;
- Papunësia rinore është në nivelin 17.9%, ndër më të lartat në rajon;
- Rreth 80% e të rinjve shprehin dëshirë për të emigruar.
Këto shifra janë tregues të qartë të nevojës për politika të mirëkoordinuara dhe të qëndrueshme, që mund të adresojnë realisht sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat përballet rinia shqiptare. Sipas organizatave, kjo nuk mund të arrihet pa një strukturë shtetërore të qartë e të dedikuar për rininë.
Tri kërkesa kryesore
Deklarata drejtuar institucioneve më të larta të vendit artikulon tri kërkesa kryesore:
- Krijimi i një portofoli të qartë dhe të dedikuar për rininë në strukturën qeverisëse, për të siguruar përfaqësim dhe koordinim të duhur të politikave;
- Vazhdimësia e punës së bërë deri tani, duke mos i lënë pas dore strategjitë dhe iniciativat tashmë të hartuara e miratuara;
- Vendosja e rinisë si një prioritet i qartë strategjik në agjendën e qeverisë së re, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Organizatat theksojnë rëndësinë e Strategjisë dhe Planit Kombëtar për Rininë 2022–2029 dhe zbatimit të Garancisë Rinore, një nismë e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Në mungesë të një strukture të dedikuar për rininë, ekziston rreziku që këto dokumente të mos zbatohen siç duhet, duke çuar në fragmentim të politikave rinore dhe humbje të investimeve shumëvjeçare.
Rinia, jo çështje dytësore
Deklarata nënvizon se rinia nuk mund të trajtohet si një çështje dytësore apo e shpërndarë mes ministrive të tjera. Ajo kërkon strukturë, buxhet dhe përgjegjësi të dedikuara, si dhe bashkëpunim aktiv ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre vendore.
Sipas organizatave firmëtare, vetëm përmes një qasjeje të tillë mund të garantohet:
- pjesëmarrje aktive e të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje,
- parandalim i emigrimit masiv,
- zhvillim ekonomik e social afatgjatë për Shqipërinë.
Një bashkim i paprecedentë
Në këtë deklaratë të paprecedentë janë bashkuar 89 organizata nga të gjitha trevat e vendit, përfshirë:
- rrjete rinore,
- organizata për të drejtat e njeriut,
- qendra zhvillimi komunitar,
- fondacione edukative,
- organizata për barazi gjinore, mjedis dhe mirëqenie sociale.
Ndër firmëtarët gjenden emra si: Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, Qendra EDEN, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, YMCA Albania, Co-PLAN, Këshilli Kombëtar Rinor, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, dhe dhjetëra të tjerë.
Lista e plotë e organizatave firmëtare:
- Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
- UN Association Albania
- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
- Hand to Hand Against Nation Apathy – H.A.N.A
- Qendra për Edukim dhe Zhvillim CED
- Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
- Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)
- Shoqata “Together for Life”
- Youth Rights & Citizenship Initiative
- United Rights Foundation
- NECI Albania
- Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”
- Agora Sociale
- Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
- Envio
- Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës
- Reinforce Sustainability
- Akademia e Studimeve Politike / Academy of Political Studies
- Qendra Shqiptare YMCA Albania
- Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
- Qendra për të Drejtat në Punë CLR.AL
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Qendra EcoAlbania
- Next Gen Advocates Albania
- Rrjeti i Organizatave, Zëri i të Rinjve
- Regional Center for Development and Cooperation
- Aleanca kundër diskriminimit LGBT
- European Movement Albania
- Qendra për Progres Rinor
- Shoqata Përtej Barrierave
- Shoqata “Gruaja në Zhvillim Korçë”
- Qendra Epoka e Re
- Shoqata Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
- Institute of Human Rights and Non-formal Education
- Co-PLAN Institute for Habitat Development
- Këshilli Kombëtar Rinor
- Shoqata Alpin
- Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA
- Shoqata “Sebastia”
- Shoqata GVV Kolonja e Gjelbër
- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
- Qëndresa Qytetare
- Fondacioni Shtegu i Shpresës
- PPNEA
- Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
- Federata Shqiptare e Sportit Shkollor
- New Bridges
- MDG Berat
- Active Mobility Albania
- Albania Community Assist
- Organizata “Life Of Giving”
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, QSHPZH
- The Door Center
- Peace Volunteering Network / PVN
- Youth for Social Changes
- Fondacioni Së Bashku
- Shoqata “Sfinksi” e Minoritetit Egjiptian të Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim
- Network Albania
- Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” – SHE
- ESD Albania
- Drejtësi Sociale
- Fondacioni Down Syndrome Albania
- Albanian Students Abroad Network (ASAN)
- Progresi për të Gjithë
- AKS (Art-Kulturë-Sport)
- ACT for SOCIETY Center
- Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë (SPAKMSH)
- Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzëve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN)
- Qendra Haste
- Centre for Health, Art, Sport, Tourism and Education
- Vizion OJF
- AMAD
- CEI-Civic Engagement Institute
- Grupi i Aktivistëve Ruralë të Dibrës
- Mary Ward Loreto Foundation
- Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS)
- Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
- Center for Development of Transferable Skills
- Qendra Rinore “Perspektiva”
- Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN)
- Instituti për Zhvillim Strategjik
- New Vision
- Shoqata për Zhvillim Mediatik
- Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
- Rrjeti Erasmus – ESN Tirana
- Albania Career Development Association
- Qendra HASTE
- Power of Education
Mesazhi i përbashkët
Në mbyllje të deklaratës, organizatat shprehen:
“Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por forca aktive e së tashmes. Qeveria e re ka përgjegjësinë historike të mos e margjinalizojë këtë grup thelbësor për zhvillimin e vendit. Vendosja e rinisë në qendër të politikave qeverisëse është domosdoshmëri, jo opsion.”