Monika Kryemadhi: “Do ballafaqohemi me letrat, SPAK ka kërcënuar dëshmitarët”

Seanca u shty për më 9 tetor në orën 10:00. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm, ndërsa pjesëmarrës ishin të gjithë të tjerët. Sipas Kryemadhit, materialet e dosjes janë voluminoze, prandaj i është lënë më shumë kohë avokatëve për t’i analizuar.

“Kemi shumë gjëra për t’u shqyrtuar dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen,” tha Kryemadhi. Ajo shtoi se Meta dhe ajo akuzohen për korrupsion pasiv, ndërsa nuk ka asnjë akuzë për korrupsion aktiv.

Kryemadhi ngriti pyetje mbi hetimet: “A janë pyetur biznesmenët? Ka pasur shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhëniet me procesin e hetimit.” Ajo paralajmëroi se do të ballafaqohet me dokumentet, duke kritikuar dezinformatat që sipas saj po qarkullojnë.

Sipas saj, SPAK dhe procesi i hetimit kanë qenë shumë të përqendruar tek kërcënimi ndaj dëshmitarëve. “Dua t’ju bëj një pyetje: ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion që intimidon dhe shantazhon një qytetar për dëshminë e tij?” – u shpreh Kryemadhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kërkesa e PD për shkarkimin e tij, reagon presidenti Bajram Begaj: Sulme për interesa politike

Nismës së opozitës për shkarkimin nga detyra, Presidenti i...

Qeveria miraton katër zv.ministra të rinj, shkarkohen tre të tjerë (EMRAT)

Qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të...