Artin Kovaçi tregon rrugën e suksesit të sportit në Elbasan

Qyteti i Elbasanit po përjeton një periudhë të re sportive, që shumëkush e quan me të drejtë një rilindje. Nuk bëhet fjalë vetëm për ekipin e futbollit, por për një gamë të gjerë sportesh që po marrin jetë e po prodhojnë rezultate konkrete. Klubi shumë­sportësh i qytetit, i cili përfshin mbi një duzinë disiplinash si volejboll, basketboll, hendboll, karate, peshëngritje, atletikë, çiklizëm, boks, not e deri tek radioamatorizmi dhe alpinizmi, është shndërruar në një vatër të vërtetë të aktivitetit sportiv.

Në sportet individuale, rezultatet kanë qenë të prekshme. Karatistët e rinj elbasanas kanë triumfuar në kampionate kombëtare dhe kanë sjellë medalje në aktivitetet ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë. Peshëngritësit, traditë e hershme e qytetit, janë rikthyer të fortë në skenë me disa tituj kombëtarë, ndërsa atletika ka dhënë sinjale të qarta se Elbasani po nxjerr sërish vrapues e hedhës me perspektivë. Edhe në sporte më pak të përhapura si çiklizmi apo ping pongu, ka një rigjallërim të dukshëm, me pjesëmarrje më të madhe të të rinjve dhe rezultate që premtojnë për të ardhmen.

KOVAÇI – Një moment kyç në këtë proces ishte rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”, i cili u kthye në një arenë moderne për aktivitete të niveleve më të larta. Ky transformim u bë gur themeli për ringritjen sportive të qytetit, duke arritur kulmin vitin e kaluar me organizimin e Kampionatit Europian të Basketbollit për të rinj U-18, një eveniment që e vuri Elbasanin në qendër të vëmendjes së sportit kontinental. Në këtë kontekst, fjala e drejtorit të Sporteve të Bashkisë Elbasan, Artin Kovaçi, është e matur, por njëkohësisht me optimizëm të qartë për rrugën që po ndiqet: “Kur mora këtë detyrë, realiteti nuk ishte aspak i lehtë. Kishim shumë pak kushte, pak sportistë të aktivizuar dhe një infrastrukturë që nuk e motivonte askënd. Sot jemi në një situatë tjetër. Nuk them se kemi arritur gjithçka, përkundrazi, sfidat janë të mëdha. Por, ajo që është e qartë, është se kemi ringjallur frymën sportive në qytet.

Pallati i Sportit është bërë një pikë referimi për aktivitete të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërkohë që klubet tona po shfaqin organizim e disiplinë krejt tjetër nga e kaluara. Në sportet individuale kemi marrë trofe e medalje, gjë që është tregues se puna e përditshme po jep fryte. Por, për ne, suksesi nuk matet vetëm me medalje. Qëllimi ynë është që fëmijët dhe të rinjtë e Elbasanit të shohin sportin si një mënyrë jetese, si një mjet për të qenë më të shëndetshëm dhe më të disiplinuar. Nëse arrijmë këtë, atëherë kemi arritur një fitore më të madhe se çdo kupë apo titull. Ky sezon ka nisur me energji të re. Pritshmëritë janë të larta, por unë preferoj të them se do të ecim hap pas hapi. Nuk duam të bëjmë premtime që nuk mbahen. Duam që çdo vit të shënojmë progres konkret, qoftë në infrastrukturë, qoftë në rezultate, qoftë në përfshirjen e komunitetit. Vetëm kështu, Elbasani do të ketë një traditë të qëndrueshme sportive që nuk shuhet pas një sezoni apo një aktiviteti të vetëm,” – thekson Kovaçi.

EKIPET E KLUBIT SHUMËSPORTËSH TË ELBASANIT

1. Volejboll
2. Basketboll
3. Hendboll
4. Karate
5. Peshëngritje
6. Alpinizëm
7. Çiklizëm
8. Ping Pong
9. Atletikë
10. Qitje
11. Xhudo
12. Radioamatorizëm
13. Boks
14. Not

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...