Armando Broja nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë që i dha trajneri Skot Parker në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Kardifit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar, por nuk ia doli të shënonte apo të ndihmonte ekipin që u mposht 2-1 dhe u eliminua nga turneu.
Edhe pse përballë ishte një skuadër e kategorisë së tretë, Bërnli pati shumë vështirësi që në pjesën e parë, duke pësuar dy gola nga Koluill (30’) dhe Robinson (35’). Në këtë fraksion, Broja shpërdoroi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, një presing i tij ndaj portierit solli gabimin që u shfrytëzua nga Fleming për të shënuar golin e vetëm të Bërnlit në minutën e 56-të. Megjithatë, përpjekjet e mëtejshme nuk mjaftuan. Broja pati edhe një tjetër rast me gjuajtje drejt portës, por portieri kundërshtar reagoi saktë. Në minutat e fundit, sulmuesi u zëvendësua, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar.
Rezultati final:
Bërnli – Kardif 1-2
Golat: 56′ Fleming / 30′ Koluill, 35′ Robinson