PS nis procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt, Manastirliu kandidate për Tiranën

Këshilltarët socialistë kanë depozituar projekt-vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Kërkesa e firmosur nga grupi i mazhorancës mbështetet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon se kryebashkiaku shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kur propozohet nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për më shumë se 3 muaj rresht.

Veliaj, i arrestuar prej muajit shkurt, ka kërkuar të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij. Në letrën dërguar Këshillit, ai thekson se mungesa nuk është e qëllimshme, por e imponuar nga masa e sigurisë që do ta kundërshtojë në gjykatë. Ai kërkon që të dëgjohet përpara se të merret vendimi.

Shkarkimi i Veliajt i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. PS ka vendosur që kandidatja socialiste të jetë Ogerta Manastirliu, emri i së cilës u shpall gjatë Asamblesë së PS më 11 shtator.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...