Jorida Tabaku: Industria,energjia dhe bujqësia rënie të frikshme

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se se industria, energjia dhe bujqësia po përjetojnë rënie të thellë.

“Industria ka rënë me 7,5% në tremujorin e fundit, duke sjellë një rënie të punësimit me 5,2%. Edhe energjia ka rënë me 5,2%, ndërsa punësimi në këtë sektor është ulur me 2,6%. Ndërkohë, bujqësia shënon një tjetër rënie me -1%, përsëri me rënie në punësim’, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut, ky është rezultati i një sistemi ekonomik që favorizon pakicën dhe mbitakson shumicën, duke shkatërruar sektorët prodhues dhe duke i lënë qytetarët pa perspektivë.

“Ekonomia shqiptare nuk prodhon më, nuk ka produktivitet dhe ka shteruar sepse ky sistem që i jep favore pakicës dhe mbitaksion shumicën ka sjellë këtë rezultat. Një sistem që nuk prodhon dhe nuk  i jep asgjë ekonomisë, këtë sistem duhet të ndryshojmë, këtë burim duhet të thajmë”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate, e cila është propozuar nga PD si kryetare për komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, shtoi se pastrimi i parave dhe zhvlerësimi i euros kanë thelluar krizën, ndërsa taksat e padrejta po rëndojnë mbi fermerët dhe bizneset e vogla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...