AF Elbasani i pandalshëm, mposht Partizanin në “Arena e Demave” dhe kryeson Superioren

AF Elbasani vazhdon formën fantastike në startin e sezonit, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme. Verdheblutë mposhtën Partizanin në transfertë me rezultatin minimal 0-1, falë golit të Bunjakut në minutën e 37’. Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në krye të klasifikimit me 10 pikë pas katër javësh, duke u konfirmuar si ekipi më në formë i kampionatit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Egnatia nuk e pati të vështirë ndaj Tiranës. Kampionët në fuqi triumfuan 2-0 falë golave të Buric në minutën e 28’ dhe Albanese në të 48’, duke marrë kështu fitoren e dytë sezonale dhe duke shkuar në kuotën e 7 pikëve, vetëm tre më pak se kryesuesit e Elbasanit.

Pas dy ndeshjeve të para të javës së katërt, renditja e Superiores kryesohet nga Elbasani me 10 pikë, i ndjekur nga Egnatia me 7. Partizani mbetet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Tirana është surpriza më e hidhur deri tani, me vetëm 2 pikë pas katër ndeshjeve dhe në fundin e tabelës.

  1. REZULTATET:
    PARTIZANI 0-1 AF ELBASANI
    EGNATIA 2-0 TIRANA

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...