Bujqësia 2030: Ministri i ri Andis Salla premton reforma dhe mbështetje për fermerët

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të qeverisë “Rama 4”, e cila merr mandatimin në një moment historik për Shqipërinë, ku synohet hyrja e vendit në BE. Një nga risitë e kabinetit të ri qeverisës ishte edhe mandatimi i ish-kryebashkiakut të Cërrikut, Andis Salla, si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjashtë vitet në krye të bashkisë Cërrik, si edhe eksperienca si drejtues në institucione të tjera të rëndësishme, ku u dallua për përkushtimin e tij, bënë të mundur që Kryeministri Rama t’i besojë një ndër Ministritë më të rëndësishme.

Pas marrjes së detyrës, ministri Salla falënderoi Kryeministrin për besimin e dhënë dhe theksoi se drejtimi i këtij sektori përbën një përgjegjësi të madhe, pasi lidhet ngushtë me ekonominë, ushqimin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh i vendosur për të çuar përpara vizionin “Bujqësia 2030”, duke e cilësuar atë si një rrugë të qartë për fuqizimin e fermerëve, rritjen e prezencës së produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, mbështetjen e agrobizneseve dhe kthimin e politikave në rezultate të prekshme.

Me transparencë, vendosmëri dhe bashkëpunim me të gjithë aktorët e sektorit, do të punoj që ky mandat të shënojë hapa të qarta drejt një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane,” u shpreh ndër të tjera ministri i ri.

Me këtë angazhim, Salla synon ta shndërrojë bujqësinë në një shtyllë të qëndrueshme dhe të fortë të zhvillimit ekonomik të vendit.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME