Trysnia ndaj gjyqtarëve, Metani: Fjala e lirë nuk mund të kthehet në fyerje

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani, ka ngritur shqetësimin për presionin dhe sulmet e vazhdueshme ndaj gjyqtarëve në vendin tonë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Deklarata u bë gjatë një takimi të nivelit të lartë të organizuar në bashkëpunim me projektin Matra të qeverisë holandeze, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë së Holandës.

Presioni dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve

“U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje,” – deklaroi Metani.

Ai nënvizoi se ky presion i vë magjistratët në një provë të vështirë, duke testuar pavarësinë e tyre dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Rëndësia e besimit të publikut

Metani vuri theksin edhe te ruajtja e besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë, duke theksuar se ky është një element që magjistratët nuk duhet ta harrojnë asnjëherë:
“Ndryshe nga pushtetet e tjera, magjistratët duhet të jenë të përmbajtur edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo shpesh perceptohet si dobësi, por nuk është kështu. Vetëpërmbajtja është respekt për lirinë e shprehjes në demokraci dhe një dallim i domosdoshëm nga natyra politike e pushteteve të tjera.”

“Vetëpërmbajtja nuk është dobësi”

Sipas kreut të ILD-së, magjistratët nuk duhet të udhëhiqen nga retorika politike, por nga parimet kushtetuese dhe profesionale:
“Vetëpërmbajtja nuk është dobësi, por është pjesë e respektit për demokracinë dhe e thelbit të shtetit ligjor. Pavarësisht deklaratave publike, gjyqtarët duhet të qëndrojnë larg ndikimit politik dhe të ruajnë pavarësinë e tyre.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...