Nderohet me Çmimin letrar “Sami Frashëri”, fjalët prekëse të shkrimtares Flutura Açka…

Është prekëse dhe njëherësh mrekulluese të marrësh një çmim në Belsh, një vend që, sikur të harrosh për një hop historinë e tij dhe të sjellësh në spikamë bukurinë e visoreve të tij, të krijon ndjesinë se ecën në ëndërr. Belshi, si pjesë e krahinës së Elbasanit, lidhet fort me gjërat idilike të jetës sime, me fëmijërinë dhe rininë e parë, dhe me kontekste aq të dashura njerëzore. Përtej kësaj, historia e tij e vjetër dhe e re është pjesë e një tërësie përkëdhelëse për çdo shkrimtar, aq më shumë për mua, si shkrimtare që i njoh bukur mirë dhe kam lidhje të forta.

Nuk ka qenë aq e rastit që Belshi të jetë pjesë e filozofisë dhe e projeksionit të ardhmërisë shqiptare për një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, e mbase të historiografisë dhe kulturës shqiptare, si Sami Frashëri.

Ndaj një çmim emrin e Sami Frashërit është një privilegj për një shkrimtar. Dhe, në rastin tim, kur vjen edhe nga një vend i dashur dhe njerëz të mrekullueshëm të Belshit, merr një kuptim të shumëfishtë. Që është çmim për librin me tregime “Tulipanë të vonuar”, është edhe më simbolik për mua.

Tregimi është një zhanër i vështirë letrar, mbase edhe më i vështirë se poezia, dhe në kohët tona, që shenjohen nga përhumbja ndaj realitetit, nga nxitimi elektronik i veprimeve dhe ngutia e një jete mes spektakleve dhe shtypjes së shkëlqimit artificial dhe kohës, e bën edhe më të prekshëm për mua vendimin e jurisë së çmimeve “Sami Frashëri”.

Është e rrallë një vëmendje e tillë, dhe i jam shumë mirënjohëse për vlerësimin. Ky çmim më vjen menjëherë pas një legjislature parlamentare jo aq të qetë, si politikane, por edhe si një kujtesë për mosharresë të fjalës dhe shkrimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...