Fitorja e Barcelonës në Newcastle, kthim ëndrrash për Rashfordin

Java e parë e fazës së grupeve në UEFA Champions League dhuroi spektakël, surpriza dhe gola të shumtë.

Në “Etihad Stadium”, Manchester City fitoi me rezultat 2-0 ndaj Napolit. Miqtë mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 21-të, pasi Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq. Në pjesën e dytë, norvegjezi Erling Haaland zhbllokoi rezultatin (56’), ndërsa Jeremy Doku dyfishoi pas vetëm 9 minutash (65’).

Në Angli, Barcelona triumfoi 2-1 në fushën e Newcastle. Protagonist absolut ishte Marcus Rashford, i cili shënoi dy golat për katalanasit (58’, 67’), duke përjetuar një kthim ëndrrash në tokën angleze. Vendasit gjetën golin e nderit me Anthony Gordon në minutën e fundit të kohës së rregullt, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Një tjetër sfidë e madhe u zhvillua në Gjermani, ku Eintracht Frankfurt mposhti kampionët e Turqisë, Galatasaray, me një rezultat të thellë 5-1. Edhe pse turqit kaluan të parët në avantazh, gjermanët reaguan fuqishëm duke shënuar pesë herë dhe duke i dhënë një shuplakë të rëndë kundërshtarëve.

Në Portugali, Sporting Lisbona mposhti debutuesit e Kairat Almaty me shifrat 4-1, ndërsa në Danimarkë, Kopenhagen dhe Bayer Leverkusen ndanë nga një pikë pas barazimit spektakolar 2-2.

Ndërkohë, Club Brugge bëri një paraqitje madhështore ndaj Monacos, duke fituar me rezultatin 4-1. Belgët dominuan të gjithë ndeshjen, ndërsa francezët arritën vetëm një gol nderi me Ansu Fatin në fund.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Turistët polakë mahniten nga Shqipëria: Panorama Resort Elbasan ishte surpriza më e bukur e udhëtimit tonë’”

NGA FATMIR POPJA ELBASAN,19 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë...

Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Kaliforni, dy viktima dhe disa të plagosur

USA,19 maj 2026/Albania Express News/Të paktën dy persona u...

Italianët kryesojnë vizitat turistike, rritje me 20,8% e akomodimeve

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/Turizmi në Shqipëri vijoi...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...