Seanca rekord: Kuvendi miraton qeverinë për 25 minuta mes tensioneve, opozita hedh Kushtetutën drejt Ramës

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione të forta dhe përfundoi në një kohë rekord, vetëm pas 25 minutash. Opozita nuk e lejoi kryeministrin Edi Rama të mbante fjalën për programin e qeverisë, duke reaguar me zhurmë dhe hedhje librash të Kushtetutës drejt tij.

Situata u ndez pasi Rama prezantoi një video disa-minutëshe ku shfaqej ministrja virtuale, Diella, me një fjalim përpara deputetëve. Ky veprim u cilësua i papranueshëm nga opozita, e cila bojkotoi votimin.

Megjithatë, pas një ndërprerjeje të shkurtër prej 5 minutash, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pranoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të kaluar direkt në votim. Programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave u miratuan me 82 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim, për shkak se deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

Një seancë e parashikuar të zgjaste tri ditë dhe të përfshinte fjalimet e 140 deputetëve, përfundoi brenda pak minutash mes tensioneve, bojkotit opozitar dhe miratimit unanim të kabinetit qeveritar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME