Llatja: Mbështesim bizneset familjare që krijojnë punësim dhe zhvillim për Elbasanin

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një vizitë në punishten e Sajmirit, një biznes familjar që prej 12 vitesh është kthyer në një histori suksesi në fushën e përpunimit të melaminës MGF për mobilie.

Me punë të përkushtuar dhe vizion të qartë, Sajmiri së bashku me familjen e tij ka arritur të ndërtojë një aktivitet që sot punëson 10 qytetarë dhe 3 anëtarë të familjes, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për punësimin dhe ekonominë e qytetit.

Kërkesat për shërbimet e kësaj punishteje janë në rritje të vazhdueshme, duke dëshmuar për cilësinë dhe besueshmërinë që Sajmiri dhe ekipi i tij kanë krijuar ndër vite.

Ky biznes është shembull i qartë se si sipërmarrjet familjare, me vullnet dhe këmbëngulje, jo vetëm që mbijetojnë, por edhe rriten duke gjeneruar mundësi të reja zhvillimi.

Gjatë vizitës Llatja shprehu vlerësimin e tij për këtë model suksesi dhe theksoi angazhimin e Bashkisë Elbasan për të qenë gjithmonë pranë sipërmarrësve lokalë. “Sipërmarrës si Sajmiri janë modeli i duhur i zhvillimit. Bashkia Elbasan do të jetë gjithmonë pranë tyre për të dhënë mbështetjen e nevojshme që puna dhe vizioni i tyre të rriten edhe më shumë.”

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme mbetet një prioritet i Bashkisë Elbasan, pasi ato janë baza e ekonomisë vendore, krijojnë vende pune dhe forcojnë mirëqenien e qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...