Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Evropës nuk është lodhje, por rinovim

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, foli sot në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025, duke iu drejtuar liderëve, zyrtarëve dhe ekspertëve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor.Në fjalën e tij, Kapetanoviç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, besimit dhe kohës së duhur për avancimin e agjendës së integrimit evropian të rajonit, duke u bazuar në gjetjet e sondazheve kryesore të RCC-së – Barometri i Ballkanit dhe SecuriMetri – të cilat pasqyrojnë njëkohësisht optimizëm dhe padurim tek qytetarët.

“Qytetarët tanë po na thonë dy gjëra në të njëjtën kohë: ata janë optimistë për atë që Evropa mund të sjellë, por njëkohësisht janë të shqetësuar nëse kjo do të ndodhë me kohë. Prandaj Këshilli për Bashkëpunim Rajonal përqendrohet në shndërrimin e optimizmit në rezultate konkrete – uljen e tarifave të roaming-ut, lehtësimin e tregtisë, forcimin e mobilitetit, avancimin e aftësive digjitale. Këto janë rezultate të prekshme që ndërtojnë besim, kredibilitet dhe qëndrueshmëri,” tha Kapetanoviç.

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi rolin e Këshillit si një urë rajonale, që lidh vendet anëtare të BE-së dhe aspirantët përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal 2025–2028 dhe Agjenda e Gjelbër, duke përgatitur rajonin njëkohësisht për sfidat e së ardhmes, si transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale.Kapetanoviç shtoi: “Optimizmi i kujdesshëm nuk është naivitet. Do të thotë të jesh realist për rreziqet, por të refuzosh paralizën. Zgjerimi nuk duhet të mbahet mend si lodhje, por si rinovim i Evropës – me Evropën Juglindore në qendër të saj”.

Në kuadër të Forumit, Sekretari i Përgjithshëm Kapetanović u takua me Ministren e emëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalli. Ata diskutuan për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, prioritetet e bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit në ofrimin e përfitimeve konkrete për qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...