Grabitje me armë në një karburant në dalje të Librazhdit, policia identifikon dhe kap autorët në kohë rekord

Rreth orës 23:00 të së hënës, dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës, në njësinë administrative Qendër, rreth 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit. Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke arritur në një kohë rekord të identifikojë dhe kapë autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje.

Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar si banorë të qytetit të Elbasanit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Masat për kreun e SHISH, Kryeministri Rama paralajmëron nga Nju Jorku: Shkarkim i menjëhershëm nga detyra për Vlora Hysenin

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...