Shqipëria hap 4 kapituj të rinj të negociatave me BE, Kos: Brenda vitit hapen të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nga Brukseli hapjen e 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një ceremoni simbolike me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u theksua se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta në procesin e integrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 5 grupkapituj për t’u hapur.

“Kanë mbetur edhe pesë dhe çelen të gjitha,” u shpreh Rama, ndërsa Kos garantoi se ato do të hapen brenda këtij viti, me synim që negociatat të përmbyllen deri në vitin 2027.

Grupkapitulli 4 i hapur sot përfshin fusha të rëndësishme si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër dhe ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, që lidhen drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Komisionerja Kos u shpreh se është mbresëlënëse mënyra se si Shqipëria ka përshpejtuar reformat dhe falënderoi Ramën dhe ekipin e tij për përkushtimin.

“Është vërtet privilegj të punoj me ju. Urime edhe njëherë,” tha ajo.

Nga ana e tij, Rama theksoi se nderi është i gjithi i Shqipërisë, duke falënderuar ekipin e BE-së në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Gati 7 mijë vende të lira pune, nga financierë te punëtorë krahu

Tregu i punës në Shqipëri po shfaq kërkesë të...

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit...

Forumi BE – Ballkani Perëndimor, Manjani: 400 milionë euro investime për IA, energji të pastër dhe industri

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në...

Rama: Do të krijojmë akseleratorin e Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se do...