Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka vendosur datën 9 tetor 2025 për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta, i cili ka apeluar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja e Metës është njoftuar zyrtarisht për seancën që do të zhvillohet në dhomë këshillimi. Objekti i saj do të jetë “verifikimi i kushteve të masës së sigurimit personal të arrestit me burg” ndaj ish-kreut të shtetit.

Ky zhvillim vjen pas një sërë procedurash të ndjekura nga avokatët e Metës, të cilët kanë kërkuar heqjen e masës më të rëndë të sigurisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, pjesë e disa grupeve të strukturuara kriminale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...