Partia Socialiste riorganizon komisionet parlamentare, Damian Gjiknuri konfirmohet në krye të Reformës Zgjedhore

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama. Fokus i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit dhe riorganizimi i komisioneve parlamentare.

Burimet për Top Channel bëjnë me dije se Damian Gjiknuri konfirmohet sërish në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. Milva Ekonomi do të marrë drejtimin e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërsa Bledi Çuçi do të jetë në krye të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen.

Ish-ministrja Anila Denaj do të drejtojë Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ndërsa ish-ministri Igli Hasani do të udhëheqë komisionin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e kaluar, por 11. Nga këto, shtatë do të drejtohen nga maxhoranca dhe katër nga opozita. Ndër komisionet e përhershme dhe të posaçme:

  • Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi
  • Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja
  • Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – Bledi Çuçi
  • Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi
  • Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj
  • Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
  • Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
  • Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku

Takimi për të vënë në zbatim ndryshimet do të zhvillohet këtë të hënë në orën 11:00, kur kryeparlamentari Niko Peleshi pret kryesinë e Kuvendit dhe krerët e grupeve parlamentare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dritëhijet e Rindërtimit/ BIRN: Pas 6 vitesh nga tërmeti, banorët ende në pritje të shtëpive!

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra...

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, promovon prodhimet lokale dhe ushqimet tradicionale

Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të...