Kandidatët për kryetarë dhe kuvende komunale prezantojnë programet në Kosovë

Më 13 shtator, partitë dhe kandidatët e certifikuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale. Gjatë fushatës, kandidatët për kryetarë të komunave dhe për kuvendet lokale do të prezantojnë programet e tyre dhe do të përpiqen të fitojnë mbështetjen e qytetarëve.

Rrjeti i organizatave që mbikëqyr procesin zgjedhor, Demokracia në Veprim (DnV), bëri thirrje që garat të zhvillohen “në frymë të përgjegjshme, fer dhe kompetitive”, duke respektuar ligjet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për një proces demokratik. DnV theksoi rëndësinë e respektimit të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit dhe Kandidatët dhe kërkoi nga institucionet që të garantojnë zbatimin e barabartë të legjislacionit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjen e kryetarëve në 38 komuna do të votojnë 2.069.098 qytetarë, prej të cilëve 43.993 janë votues jashtë shtetit. Votimi për qytetarët jashtë Kosovës do të bëhet me postë nga 17 shtatori.

Zgjedhjet do të organizohen në 938 qendra votimi me 2.625 vendvotime, ndërsa garojnë 5.626 kandidatë, prej të cilëve 206 janë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale. KQZ-ja ka certifikuar gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Në zgjedhjet lokale të fundit, të mbajtura në tetor 2021, Partia Demokratike e Kosovës kishte fituar më shumë komuna, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...