Kryetarja e Preshevës: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës, po bllokon fondet nga Kosova

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj bllokimit të fondeve të dërguara nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e bujqësisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke e cilësuar këtë si një akt të pastër diskriminimi nga autoritetet serbe.

Reagimi i saj erdhi pas diskutimeve të zhvilluara sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, ku u ngrit edhe çështja e Luginës së Preshevës.

Kjo qasje selektive e institucioneve të Serbisë është e papranueshme. Beogradi kërkon pa fund financime dhe të drejta për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa çdo ndihmë për shqiptarët në Luginë shpallet ‘e palejueshme’ dhe pengohet në mënyrë politike,” deklaroi kryetarja.

Ajo shtoi se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të përfitojnë nga çdo mbështetje legjitime për zhvillimin e komunave të tyre.

Në përfundim, kryetarja falënderoi Qeverinë e Kosovës për përfshirjen e çështjes së Luginës në tryezën e Brukselit, duke theksuar se e ardhmja e qytetarëve shqiptarë të Luginës duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...