Reja e gazit lotsjellës mbulon sheshin “Skënderbej”, vijojnë tensionet pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka mbuluar zonën, pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Në pamjet nga sheshi duken sasi të mëdha tymi që kanë mbuluar hapësirën, ndërsa në tokë dallohen edhe flakë, në kushtet kur përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë vijuar përgjatë orëve të fundit.

Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës, autobotëve me ujë me presion dhe hedhjen e molotovëve nga protestuesit, duke e zhvendosur përballjen në disa pika të kryeqytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria”/ Futbollistët e Kombëtares urojnë 28 Nëntorin

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Futbollistët e Kombëtares shqiptare...

Divjaka feston 28 Nëntorin me emocione dhe krenari kombëtare, fëmijët sjellin koncertin artistik “Ty flamur të duam shumë”

NGA SARA TARKO DIVJAKË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Parada festive,...