TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas episodeve të dhunës gjatë protestës së sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku protestuesit hodhën molotovë dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Balla e cilësoi protestën si një shfaqje të dhunës të organizuar nga mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve dhe Shqipërisë në Ditën e Pavarësisë.
“Ja dhe seksioni i dhunës së Saliut, përzierë me ndonjë gone e llapaqorrë, hyzmeqarë të turpshëm të duarve të huaja që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë. Turp”, u shpreh Balla.

