114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 114- vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, qytetarë, etj.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

“Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, shprehet presidenti Bajram Begaj.

Në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi rëndësinë e kujtesës historike, nderimin për themeluesit e shtetit shqiptar dhe përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.

“28 Nëntori është dita kur kujtesa jonë kombëtare merr kuptimin më të thellë. Në Vlorë, aty ku nisi historia e shtetit shqiptar, përulemi me respekt para burrave që shpallën Pavarësinë dhe të gjithë atyre që me sakrificën e tyre mbrojtën lirinë dhe dinjitetin e kombit. Sot, flamuri ynë kuqezi na bashkon në krenarinë për historinë, identitetin dhe përgjegjësinë për ta çuar Shqipërinë përpara, drejt së ardhmes europiane”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla reagon për dhunën në protestë: Seksioni i dhunës së Saliut, sulme në Ditën e Pavarësisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i grupit parlamentar...

Protestuesi qëllon me llastiqe në drejtim të policisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Një protestues është filmuar...

Protestuesit mësyjnë me molotovë drejt efektivëve, bllokojnë rrugën pranë Piramidës me koshat e mbeturinave, zmbrapset policia

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet gjatë protestës në...